Akademiku serb, Nenad Kostiq, ka thënë se konflikti i ngrirë mbetet një fuqi baroti, por, sipas tij, Serbia as nuk guxon të mendojë të shkaktojë konflikt në Kosovë derisa atje janë forcat e NATO-s.
Kostiq ka thënë se Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës paraqet një iniciativë të dy vendeve udhëheqëse të Bashkimit Evropian [plani franko-gjerman] për të zgjidhur përfundimisht çështjen e Kosovës dhe që Serbia të pajtohet sa më shumë me fqinjët e saj dhe përfundimisht “një ditë të anëtarësohet në BE.
I pyetur për konfliktin e ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë, akademiku serb tha se konflikti nuk është i ngrirë, por në zjarr i ngadaltë dhe se problemi me çdo konflikt të tillë është se mund të shkrihet.
“Një konflikt i ngrirë është një fuçi baruti që pret vetëm një fitil”, paralajmëroi Kostiq dhe shtoi se ata që e mbrojnë atë fantazojnë se gjithçka do të shkojë sipas dëshirës së tyre në të ardhmen, por se ai është kundër një konflikti të ngrirë.
Kostiq, për mediat serbe, theksoi se konfliktet duhet të zgjidhen me diplomaci dhe marrëveshje dhe përmendi shembujt e vendeve që kanë qenë në luftë dhe që sot bashkëpunojnë, si Franca dhe Gjermania dhe Amerika dhe Japonia, transmeton Telegrafi.
I pyetur për mundësinë e shpërthimit të konfliktit, Kostiq vlerësoi se konfliktet janë verbale, ideologjike dhe propagandistike dhe se Serbia nuk mund të shkaktojë konflikt derisa forcat e NATO-s janë në Kosovë dhe as nuk mendohet kjo.
“Mirë që nuk mendohet”, ka thënë Kostiq dhe ka vlerësuar se edhe Serbia edhe Kosova janë të kufizuara në veprimet e tyre.
“Ne jemi aq të kufizuar në aktivitetet tona të politikës së jashtme, saqë ambasadori amerikan, kur një bateri artilerie ushtarake u zhvendos nga Nishi në Rashkë me kërkesë të Presidentit të Republikës, erdhi dhe tha se duhej të kthehej në Nish dhe ‘përfundoi në Nish’”, ka thënë Kostiq.
Ai beson se Kosova është e dobët për të shkaktuar ndonjë konflikt serioz, i bindur se “mentorët e tyre perëndimorë” ua kanë ndaluar të shkaktojnë konflikt dhe se janë urdhëruar që të “heshtin dhe të durojnë” qoftë edhe një incident, si ai në Banjskë, me qëllim të pajtimit me Serbinë.
Duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Kostiq beson se kjo është në interesin e minoritetit serb në Kosovë që të ketë një lloj autonomie dhe organizim territorial, por se shqiptarët po e refuzojnë fuqishëm dhe nuk do ta përmbushin atë detyrim nga Marrëveshja e Brukselit, por nuk po u bëjnë presion as aleatëve të tyre perëndimorë.
Ai vlerësoi se Asociacioni, edhe nëse themelohet, do të jetë i dobët, por çështja është se sa do ta respektojnë marrëveshjen të dyja palët.
“Unë jam shumë skeptik për gjasat e një autonomie thelbësore, të dobishme, ekzekutive të serbëve në Kosovë”, tha Kostiq.
I pyetur për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, ai tha se si qytetar mund të jetë për çdo gjë, por pyetja është se çfarë duhet të bëjnë udhëheqësit shtetërorë të Kosovës dhe Serbisë.
“Ata duhet të zbatojnë marrëveshjen e tyre të shkruar, ku thuhet qartë se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, përkujtoi Kostiq, transmeton Telegrafi.
I pyetur nëse zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet të arrihet përmes konferencës ndërkombëtare apo dialogut, Kostiq tha se gjatë historisë konferencat ndërkombëtare dhe konferencat e paqes janë organizuar shpejt pas përfundimit të luftës dhe se tani është tepër vonë për një gjë të tillë.
“Kosova u bë de facto e pavarur 25 vjet më parë. Ajo shpalli pavarësinë 16 vjet më parë. Rruga e mëtutjeshme e zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është shumë e ngushtë. Nuk e shoh këtu terren, as nevojën për një konferencë të madhe. Për këtë duhet të bien dakord ata që janë në pushtet në Prishtinë dhe Beograd, natyrisht nën kujdesin e fuqive të forta”, shtoi Kostiq.
Zgjedhjen mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian ai e sheh si një dikotomi të rrejshme dhe thekson se nuk duhet bërë njerëzit të besojnë se Serbia po zgjedh diçka, sepse Serbia nuk po zgjedh asgjë.
“Askush nuk ia ofron Serbisë atë zgjedhje. Ka kaluar koha kur një diplomaci e aftë, eksperte, profesionale do të arrinte të merrte diçka në këmbim. Fatkeqësisht, Serbia po humb në të gjitha forumet diplomatike dhe nuk merr pothuajse asgjë, përveç disa premtimeve të vakëta për të ardhmen”, pohon Kostiq.
Ai shtoi se do të ishte mirë që Serbia të anëtarësohej në BE, sepse do të ishte mirë për shoqërinë dhe qytetarët, por se kjo mundësi dhe zgjedhje “varet shumë nga pajtimi me Kosovën”.
I pyetur për referendumin si formë e vendimmarrjes për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Kostiq theksoi se në parim është përkrahës i referendumit, se është masë demokratike, por se është skeptik për referendumin që do të do të bëhej nga qeveria aktuale.
“Kam frikë se në vendin tonë çfarëdo referendumi do të kurdisej ashtu siç janë kurdisur zgjedhjet. Si mund të presim një referendum kur në dhjetor kishim vjedhje masive zgjedhore, dhe në qershor kishim përsëri zgjedhje të kurdisura, ndonëse më pak groteske”, përfundoi Kostiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!