Ajri i ndotur, 500 qytetarë vdesin në vit Tiranë

Lajmi bëhet i ditur nga "Gazeta Shqiptare". Në Tiranë, 500 qytetarë vdesin në vit si pasojë e ajrit të ndotur. Sipas ekspertit të OBSH-së, Miital Trzyzanawski, Tirana bën pjesë në qytetet më të ndotura në Evropë.
“Ka 500 vdekje në vit për shkak të ndotjes. Situata është emergjente dhe duhen marrë masa konkrete. Kjo zë afërsisht 13% të numrit të përgjithshëm të vdekjeve”, thekson ai.
OBSH ka kërkuar nga ana e bashkisë dhe qeverisë që të merren masa për këtë problem, ndryshe pasojat ekologjike në të ardhmen do të jenë shkatërruese për Tiranën, ndërsa numri i qytetarëve të saj, që do të vdesin nga pluhuri, do të shtohet. /Bw/Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/11/2011
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































