LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 7° fog

“Ajo çka përjetova unë është traumatike”, qytetarët nga Gjilani në hall nga qentë endacakë

“Ajo çka përjetova unë është traumatike”, qytetarët nga Gjilani në hall nga qentë endacakë

Qentë endacakë vazhdojnë jenë problem në tërë Kosovën me të cilën qytetarët përballen në baza ditore, e me një problem të tillë po ballafaqohen edhe gjilanasit. 

Shumë qytetarë të Gjilanit kanë adresuar shqetësimet e tyre nga sulmet e qenve, e një nga ata edhe Festina Bucaliu, e cila ishte sulmuar nga qentë dhe se banorët e lagjes ishin ata që iu ndihmuan për t’i shmangur qentë.

Festina Bucaliu për Telegrafin ka rrëfeu tmerrin që përjetoi para disa dite si viktimë nga sulmi i qenve.


“Ajo çka përjetova unë ishte traumë, falënderoj të gjithë banorët që dëgjuan britmat tona dhe dolën në ndihmë”, ka thënë Bucaliu, duke theksuar se ajo ishte bashkë me nënën, motrën dhe dy nipërit e saj.

“Ishim viktima të sulmit të qenve midis qytetit të Gjilanit (shëtitorja e qytetit), unë bashkë me mamin, motrën dhe dy nipërit e mi! Jam nga ato që i du qentë, ama ata qenë që duhen edhe të japin energji të mirë, jo qentë endacakë të tërbuar që bredhin nëpër qytet si ‘dhuratë’ nga Komuna e Qytetit! Drejtoria e Shërbimeve Publike vetëm emëron drejtor të ri (pa marrë parasysh subjektin politik), shumë grante jepet për X projekte koti që mundemi edhe pa to me jetu, e nuk bëhet një projekt për qentë endacakë me u liru njëherë e përgjithmonë nga ky ankth”, ka thënë ajo.

Bucaliu thekson se po të ndodhte kjo në ndonjë qytet evropian do të zgjoheshin në këmbë të gjitha institucionet e shtetit, ndërsa sipas saj në Kosovë, Policia e Shtetit mbyllë telefonin.

“Po të ndodhte kjo në ndonjë qytet evropian do të zgjoheshin në këmbë gjitha institucionet e shtetit, ndërsa në shtetin tonë Kosovë, Policia e Shtetit të mbyllë telefonin në fytyrë duke thënë ‘se ne nuk jemi për këtë punë zonjë'”, ka theksuar ajo.

Ndërsa, një qytetare tjetër nga Gjilani e konsideron shumë të frikshme praninë e qenve endacakë nëpër rrugë.

“Është e tmerrshme, nuk ke pse del prej oborrit të shtëpisë, prej frikës që çdo moment mundesh me has në qentë endacakë. Më së shumti jemi të rrezikuar në orët e mbrëmjes se shpesh as dritat nuk funksionojnë që janë të vendosura rrugës, dhe në parkun që e kemi afër”.

Ajo thotë për Telegrafin se është një lagje që frekuentohet mjaft prej qytetarëve, por është vizituar edhe nga njerëz të institucioneve të ndryshme, por që sipas saj ky shqetësim nuk iu ka rënë në sy atyre.

“Është një lagje që frekuentohet mjaftë prej qytetarëve tjerë dhe jo vetëm prej banorëve, sepse kemi afër varrezat e qytetit, stadiumin e ri, parkun e të gjitha këto, janë vizitu shpesh edhe nga njerëz të institucioneve të ndryshme, po siç duket kjo dukuri qenve endacakë në çdo cep të rrugës, nuk i ka rënë në sy atyre”, ka thënë ajo.

“Frika më e madhe është për fëmijët e vegjël, po sinqerisht edhe për të rriturit. Unë personalisht kam frik shumë prej tyre. Thjeshtë është bërë e tepërt kjo gjendje, se çdo natë  e deri në mëngjes i dëgjojmë ulërimat e tyre, afër shtëpive”, ka thënë tutje ajo, duke bërë apel që njerëzit kompetent të merren me shumë këtë çështje.

“… do të ishte tragjike nëse dikush pëson për shkak të tyre. Sepse lënia e qenve rrugës shkakton edhe sëmundje”, ka përfunduar ajo. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë

Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë

Magazina
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë

Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë

Magazina
'Pereci' i njohur mitrovicas - qytetarët mirëpresin rihapjen e furrës

'Pereci' i njohur mitrovicas - qytetarët mirëpresin rihapjen e furrës "Adriatiku"

Mitrovica
Gjesti shënon rritje enorme të ndjekësve në Instagram, shifra shkon mbi 311 mijë

Gjesti shënon rritje enorme të ndjekësve në Instagram, shifra shkon mbi 311 mijë

Magazina
Barcelona dhe Juventusi arrijnë marrëveshje për transferimin e Araujos

Barcelona dhe Juventusi arrijnë marrëveshje për transferimin e Araujos

Ndërkombëtare
“U pezullova katër ndeshje për një gabim shumë më të vogël”, ylli i Barcelonës ankohet për dënimin e Vinicius Jr

“U pezullova katër ndeshje për një gabim shumë më të vogël”, ylli i Barcelonës ankohet për dënimin e Vinicius Jr

La Liga
Kalo në kategori