Ajeti i pandalshëm, shënon golin e 10-të në Zvicër (Video)

Albian Ajeti nuk ndalet duke shënuar në kampionatin zviceran.
Sulmuesi i talentuar kosovar, ka qenë vendimtar për skuadrën e tij St Gallen nga udhëtimi në Lausanne.
St Gallen arriti një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim tek Lausanne me rezultat minimal 0-1 duke i ikur fundit të tabelës.
20-vjeçari shënoi në minutën e 66-të, duke konfirmuar formën e mirë këtë stinor.
Për Ajetin ky ishte goli i 10-të këtë edicion me fanellën e St Gallenit në elitën e futbollit zviceran.
Pas kësaj fitore, St Gallen ndodhet në pozitën e tetë me 34 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x5lax5a_albian-ajeti-goal-hd-lausanne-0-1-st-gallen-07-05-2017_sport

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































