LAJMI I FUNDIT:

Ai luajti për vite në Ligën Premier dhe tani është në gjyq për kontrabandë

Ai luajti për vite në Ligën Premier dhe tani është në gjyq për kontrabandë

Në qytetin holandez të Bredës ka nisur sot gjyqi i ish-kampionit të këtij vendi dhe fituesit të Kupës FA të Anglisë, Ronnie Stam për kontrabandë të dy tonëve kokainë.

40-vjeçari u arrestua në qershor me dyshimin për vepra droge të kryera në 2021 dhe 2022. Prej asaj kohe ai ndodhet në paraburgim dhe sot ka nisur gjykimi i tij në Breda.

Ish-mbrojtësi holandez, i cili luajti në Ligën Premier për Wiganin për katër vjet dhe fitoi FA Cup me këtë skuadër në vitin 2013, duke mposhtur në finale Manchester Cityn, u arrestua së bashku me katër anëtarë të tjerë të familjes, ndërsa hetimi është gjithashtu duke u kryer për gjoja pastrim parash.


Mëngjesin e sotëm, gjykata e Bredës ka hapur seancën për trafikun e dyshuar të 2217 kilogramë kokainë.

“Kjo çështje ka të bëjë me qindra kilogramë kokainë. Unë pretendoj se Stam ishte një lojtar kryesor në botën e drogës”, deklaroi prokurori në seancë.

Stam nuk u paraqit në gjykatë në fillim të gjyqit për të dëgjuar akuzat, por do të dalë para gjykatësit më 28 nëntor.

Ish-futbollisti, i cili arriti të bëhej edhe kampion i Holandës me fanellën e Twentes, u arrestua pasi policia zbuloi mesazhet e koduara.

I janë konfiskuar paratë, tri prona, një jaht, tri makina, gjashtë ora luksoze dhe bizhuteri. Ndryshe nga pjesa tjetër e familjes, Ronnie Stam është i vetmi që është ende në paraburgim.

Avokati i tij i kërkoi gjykatës lirimin e përkohshëm të ish-futbollistit, por gjyqtari refuzoi, duke shprehur frikën se Stam do të ikte për t’u bashkuar me vëllain e tij në Dubai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga
Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

La Liga

"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan

Boks
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Romak Zeqiri
Kalo në kategori