Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka zgjedhur tre trajnerët më të mirë me të cilët ka punuar në karrierën e tij të bujshme.  

Mbrojtësi kosovar që ka luajtur për klube si Drenica, Partizani, RNK Split, NK Lokomotiva Zagreb, Dinamo Zagreb, Hellas Verona, ndërsa aktualisht luan te Napoli, nuk ka hezituar ti renfdis trajnërët më të mirë. 


Në një intervistë për emisionin “Kampionët” në Kanal 10, ai vlerësoi lartë Luciano Spallettin dhe Antonio Conten, por u ndal te Nenad Bjelica, duke e vlerësuar me nota të larta. 

“Është Spallleti që e kemi fituar Scudetton, Conte që është prezent. Një që  e kisha veçuar nga koha e Dinamo Zagreb, si trajner dhe si njerë është Nenad Bjelica. Kam shumë respekt për të” 

“Nuk më ka qëndrua afër personalisht, por profesionalisht po, për të gjithë ekipin. Një njëri shumë i mirë. Shumica e trajnerëve në pjesën humane nuk janë perfekt, pasi profesioni nuk i lejon. Duhet me qenë serioz në punën që e bëjnë. Ai ka pasur një balancë mes jetës private dhe jetës profesioniste”, ka thënë Rrahmani. 

Nenad Bjelica ka drejtuar si trajner klubet: Austria Vjena, Spezia, Lech Poznań, Dinamo Zagreb, Osijek, Trabzonspor dhe Union Berlin. 

Në fund, Rrahmani u pyet edhe për shokun që ndan kohë më shumë te Napoli, duke e veçuar  Stanislav Lobotka. /Telegrafi/  

 

telegrafi sport app