Telegrafi

“Ai ka formësuar historinë e futbollit”, Lewandowski nuk mund të ndalojë së lavdëruari Ronaldon

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski e ka lavdëruar jashtëzakonisht shumë yllin portugez, Cristiano Ronaldo, në prononcimin e tij të fundit për media.

Karriera e pasur futbollistike e Ronaldos është diçka nuk mund të mbivlerësohet.

Legjenda portugeze vazhdon të performojë në nivelin më të lartë edhe pse është afër moshës 40-vjeçare dhe për këtë e ka lavdëruar Lewandowski.

“Unë e njoh plotësisht atë që Cristiano Ronaldo ka arritur gjatë karrierës së tij dhe se si ai ka formësuar historinë e futbollit me rekordet e tij”, ka thënë fillimisht Lewandowski për mediat.

“Kjo me siguri do të mbetet e gdhendur në historinë e futbollit. Në moshën 39-vjeçare, afër të 40-tave, ai ende tregon ambicie të jashtëzakonshme”, përfundoi ylli polak.

Ndryshe, Ronaldo ka shënuar 905 gola në karrierën e tij në 1242 paraqitje në të gjitha garat. Ai gjithashtu ka regjistruar edhe 255 asistime. /Telegrafi/