Komuna e Tetovës njofton se sot ka shpallur tenderin për rikonstruimin e stadiumit të qytetit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas shpalljes publike të bërë nga ana e Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport”, lënda e kontratës së prokurimit publik është ndërtim dhe rikonstruim i objekteve sportive, ndërkaq vlera e parashikuar është 600.000.000 denarë pa TVSH, që i bie rreth 9.7 milionë euro.


Sipas tenderit punimet duhet të mbarojnë brenda 36 muajve.

Kryetari i Komunës së Tetovës thekson se me hapjen e tenderit e ka mbajtur fjalën e dhënë para qytetarëve.

“Në vetëm dy vjet qeverisje realizojmë atë që të tjerët me dekada nuk arritën ta bëjnë”, shkruan Kasami në Facebook.

Në ditën e shpalljes së tenderit për stadiumin e Tetovës, e kemi pyetur Intelegjencën artificiale për sugjerime se si mund të duket stadiumi i shumëpritur në Tetovë...

Intelegjenca Artificiale ka propozuar tre versione të stadiumit të shumëpritur nga Tetovarët. Shikoni dhe shijoni. /Telegrafi/

7cc81fe1 ca1a 44fb 92f7 842bf515e3db gigapixel art scale 2 00x copy

129a50f5 667f 4ca8 bf16 8e0ca0b9c9b9 gigapixel art scale 2 00x 1 copy

d708def2 d07c 4e85 8b77 2f3a1545d42c gigapixel art scale 2 00x copy