LAJMI I FUNDIT:

“Ai është një katastrofë!” – shpërthen Modric, e etiketon gjyqtarin e ndeshjes si ‘një nga më të këqijtë’

“Ai është një katastrofë!” – shpërthen Modric, e etiketon gjyqtarin e ndeshjes si ‘një nga më të këqijtë’

Luka Modric mbeti i tronditur nga gjyqtari i ndeshjes pasi Argjentina siguroi vendin e saj në finalen e Kupës së Botës me një fitore 3-0 ndaj Kroacisë.

Modric, i cili shpesh nuk e rrethon veten në polemika, kishte disa fjalë të zgjedhura për gjyqtarin italian Daniele Orsato pas humbjes 3-0 të Kroacisë në gjysmëfinale nga Argjentina në Lusail Stadium, duke e quajtur paraqitjen e tij si një “katastrofë”.

Ishte ndeshja e dytë e Argjentinës gjatë turneut që italiani drejton dhe 47-vjeçari italian i dha Albicelestes një penallti në pjesën e parë pas faullit të Dominik Livakovic ndaj Julian Alvarez, të cilin Leo Messi e ktheu në gol për t’i dhënë skuadrës së tij epërsinë 1-0.


“Argjentina ishte fituese e merituar e ndeshjes, ata ishin më të mirët, e meritonin të fitonin, por këto gjëra duhet të përmenden, unë në përgjithësi nuk i bëj, por sot duhet të bëhen”, tha Modric. pas ndeshjes.

“Nuk më pëlqen të flas për gjyqtarët, por ky është një nga më të këqijtë. Nuk e mbaj mend mirë (Orsaton), ai është një katastrofë. Për mua nuk ishte penallti”.

“Pavarësisht kësaj, nuk dua t’i heq meritat Argjentinës. Penalltia na vrau. Duhet të rikuperohemi për vendin e tretë dhe ta fitojmë atë ndeshje”, përfundoi kroati.

Ndryshe, sezoni i Kroacisë dhe Modric në Kupën e Botës nuk ka përfunduar ende, pasi Kroacia tani ka ndeshjen për vendin e tretë ndaj Marokut ose Francës të shtunën në stadiumin Khalifa International në Doha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Messit iu publikua në internet kontrata me Barcelonën – paga e tij javore ka mahnitur të gjithë

Messit iu publikua në internet kontrata me Barcelonën – paga e tij javore ka mahnitur të gjithë

La Liga
Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Liga e Kampionëve
Superkompjuteri parashikon se kush do ta fitojë La Ligan këtë sezon - shanset e njërit gjigant janë thuajse inekzistente

Superkompjuteri parashikon se kush do ta fitojë La Ligan këtë sezon - shanset e njërit gjigant janë thuajse inekzistente

La Liga
Real Madridi pësoi një krizë para ndeshjes ndaj Arsenalit – dalin detaje shqetësuese në pah

Real Madridi pësoi një krizë para ndeshjes ndaj Arsenalit – dalin detaje shqetësuese në pah

La Liga
Ish-ylli i Bayern Munichut diagnostifikohet me sëmundje të rëndë në mushkëri

Ish-ylli i Bayern Munichut diagnostifikohet me sëmundje të rëndë në mushkëri

Ndërkombëtare
Bayern Munich merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Leroy Sane

Bayern Munich merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Leroy Sane

Bundesliga
Kalo në kategori