LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti tregon pse VV ka qëndrim armiqësor ndaj tij: Deri dje më kishin shembull

Ahmeti tregon pse VV ka qëndrim armiqësor ndaj tij: Deri dje më kishin shembull

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur rreth përplasjeve me asambleistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal.

Sipas tij kjo po ndodh vetëm për shkak të qëndrimit armiqësor që ata e kanë me të.

“Përvoja të tilla në kuvendin komunal kam vetëm kur janë kamerat në mbledhjen e  kuvendit. Opozita e përdorë për të dalë në lajme. Edhe sot e përdorën palidhje. Me theks të veçantë do të doja të flisja për ndërmarrjen publike. Dikush akuzon për kapje, a aty subjekti politik e ka një drejtor që i ka skaduar mandati”, tha ai.


“Ata kanë qëndrim armiqësor ndaj meje, pasi deri dje më kanë marrë shembull. Meqenëse se nuk jemi pajtuar për udhëheqjen në Vetëvendosjes tash thuhet se ‘ai po bëhet me i keqi’. Krejt është te qëndrimi armiqësor. Ju thash edhe sot e nuk e duroj këtë qëndrim armiqësor. Kemi nevojë për opozitë ama për opozitë të mirëfilltë. Programi 100 pikësh që e kemi prezantuar në fushatë nuk ka ndryshuar. Ata nuk lënë ditë pa shpif dhe nuk flasin për PDK dhe LDK. Bashkëpunojnë me ta, dalin bashkë. Nuk e kanë problem bashkëpunimin me ta dhe e kanë harruar nivelin qendror”, ka thënë Ahmeti në Info Magazine në Klan Kosova.

Ahmeti, që është edhe kryetar i PSD, ka thënë se nuk është mirë që të harrohet se kush është e keqja e situatës aktuale në Kosovë.

“Ne e dimë se kush është përgjegjësi për situatën politike në Kosovë dhe nuk e kemi humbur fokusin. PDK është mirë ta kalojë një mandat në opozitë. Atyre [Vetëvendosjes] ju ka bërë armik më i madh PSD-ja se PDK”, tha ai.

“Nuk është mirë të harrohet se kush është e keqja e Kosovës. Në asnjë mënyrë nuk do të lejoj që të pengohet zhvillimi i Prishtinës dhe projektet që kemi. Nuk lejoj që dikush ta cenojë integritetin e pozitës, jo timen sepse çfarë nuk më kanë thënë. Por unë e di se kur duan të bëjnë këta [Vetëvendosje] skena dhe filma. Oferta qëndron, nëse janë të interesuar në implementimin 100 pikësh”, tha kryetari i Prishtinës.

Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Kalo në kategori