LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti-Strohal: Pas formimit të Qeverisë, prioritet janë gjyqësori, integrimi i vendit dhe Marrëveshja e Ohrit

Ahmeti-Strohal: Pas formimit të Qeverisë, prioritet janë gjyqësori, integrimi i vendit dhe Marrëveshja e Ohrit

Mbrëmë në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u takua me Përfaqësuesin Special të Kryesuesit të OSBE-së, Ambasador Christian Strohal si dhe Ambasadoren e OSBE-se në Maqedoni, Nina Soumalainen, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Strohal bashkëbiseduan për gjendjen politike në vend pas dhunës së 27 prillit si dhe për zhvillimet që duhet të vijojnë.

Ahmeti tha që Qeveria e re reformuese do të formohet shumë shpejt dhe Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit po bën pjesën e vet të obligimit për ta lehtësuar dhe përshpejtuar këtë proces.


Në takim poashtu u fol edhe për prioritet e qeverisë së re që janë reformat në gjyqësor, integrimi euroatlantik, marrëveshja e Ohrit, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe hapjen e vendeve të reja të punës. /Telegrafi/