Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë sot se ka dështuar mënyra e funksionimit të kiosqeve në kryeqytet, teksa ka shtuar se edhe pas vendosjes së kritereve për 11 kiosqet e reja në kryeqytet, do të punësohen të gjithë shfrytëzuesit aktual.
Këto komente Ahmeti i ka bërë në një konferencë për media, që ka ardhur pas protestës nga pronarët e kiosqeve në Prishtinë, të cilët për 1 orë kanë protestuar duke kundërshtuar ankandin e komunës për kiosqe të reja në kryeqytet.
Sipas tij, 300 euro në ditë ka punë secila kioskë, e tjetër është që komuna i ka lejuar të punojnë pa kontrata. Thotë se edhe kompania që i merr kiosqet, e ka kusht të punësojë të gjithë shitësit aktual në to.
“Me i bë bashkë këto 11 kiosqe që janë sot, unë iu garantoj që i kanë më shumë se 5 milionë euro qarkullim. Pyetja është: a kanë paguar tatime për to, a i kanë auditu. Pra, t’i po i thua dikujt: ‘ki me i mbajtë 12 kiosqe, ke me i pagu 300 mijë euro për me i ndërtu ato kiosqe, ki me pagu minimum 10 euro qiranë për kioske’, dhe po i thu tani: ‘s’ka kurfarë kriteri’ a, paj mos bëni hajgare”, tha ai.
Mes tjerash, Ahmeti e ka quajtur të dështuar funksionimin e deritanishwm të kiosqeve në kryeqytet.
“Mënyra e funksionimit të kiosqeve në Prishtinë ka dështuar. Pra, ne kemi pasur dhënie individuale, dhe i kemi më shumë se gjysmën që janë mbyllur. Ju e dini, i kena gjujtë për hekur sepse thjesht një individ, në një vend ku nuk ka punë, për shembull nuk ka pasur qarkullim shumë, pas një muaji ka thënë: ‘s’po e mbaj më’. Ne kemi marrë vendim me i përcjell kryeqytetet evropiane, dhe nëse doni merreni Vjenën, Lubjanën, Zagrebin ose më tutje, e shihni se ka rrjete të kiosqeve, sepse ato mund ta garantojnë interesin publik, pra të mbahen hapur edhe në vendet ku ka punë, edhe në vendet ku nuk ka punë”, tha ai.
E siç tha Ahmeti, kjo është edhe arsyeja e ndarjes së kiosqeve në tre llote, ku një kompani apo një individ nuk mund të aplikojë në më shumë se një llote
“Kur i thua dikujt: ‘apliko për 12 kiosqe’, natyrisht se ka kritere sepse nuk mund t’i thuash një rasti social hajde merri 12 kiosqe. Por, e kemi qit kusht, që krejt ata 11 që sot mbajnë, të punësohen, në qoftë se nuk duan të aplikojnë vet. Krejt të punësuarit janë prej listave sociale. Në anën tjetër, duam të garantojmë që kemi shërbim të mirë, efektivitet dhe mbahen mirë të gjitha pikat e shitjes hapur ”, tha ai./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit