Ahmeti: E kam mbështet Qeverinë Haradinaj për dy gjëra, jam për vazhdimin e koalicionit me AAK-në dhe AKR-në (Video)

14:"Ridvan Slivova
Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se e mira për ta - nga zgjedhjet e fundit lokale - është se në Prishtinë do t’i kenë afro 17 asamblistë.
Në një intervistë për emisionin Rrokum Rroll, në TV Rrokum, ai thotë se i bën thirrje secilit për “bashkëpunim për Prishtinën, për një qeverisje integrale dhe reforma të thella”.
“Qeverinë Haradinaj e kam mbështet për dy gjana: që e ka ba Ligjin për Prishtinën dhe për Pallatin e Rinisë”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se pret vazhdimin e koalicionit me AAK-në e Ramush Haradinajt dhe AKR-në e Behgjet Pacollit në Prishtinë.
Ai në fund ka thënë se “do të dalë faqebardhë në balotazh”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/10/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































