LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Arrestimi i Janevës nuk është skenar i montuar politik

Ahmeti: Arrestimi i Janevës nuk është skenar i montuar politik

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti vlerëson se ngjarjet e fundit me rastin ‘Haraçi’ dhe arrestimi i kryeprokurores speciale nuk janë skenare, por rrjedhë e rrethanave të cilat duhet të zbardhen deri në fund.

“Para drejtësisë duhet të del secili që ka shkelur ligjet. Por nuk vlerësoj se ky është skenar i disa qarqeve ose i kurdisur. Kjo ka ndodhur në rrethana të cilat duhet të hetohen dhe të zbardhen. Këtu bëhet fjalë për zili personale. ‘Zilia shkatërron njeriun’ është një prej shprehjeve të popullit tona që shpjegon gjithçka. Gjithsesi se është skandal dhe kjo po më zhgënjen”, u shpreh Ahmeti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai në deklaratën për gjendjen aktuale në vend pas vizitës së fshatrave të Gostivarit Llokovicë dhe Sërmnovë, potencoi rëndësinë e vetingut të cilin partia e tij e promovon në opinion.


“Vetingun përpiqemi ta instalojmë prej shumë kohës dhe të mos vlejë vetëm për prokurorët, gjykatësit por edhe për politikanët që udhëheqin me shtetin. Ky është një skanim i llojit të vetë i cili do të na dëshmojë se kush janë udhëheqësit e ardhshëm”, shtoi Ahmeti.

Ai banorëve të fshatrave të Gostivarit ju tha se i është premtuar nga drejtori i ‘Rrugët e Maqedonisë’ se krahas asfaltimit të pesë kilometrave të rrugës lokale, së shpejti do të vazhdohet edhe me dy kilometer të tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori