LAJMI I FUNDIT:

Ahmetaj: Veseli mbetet kandidati ynë për kryetar të Kuvendit

Ahmetaj: Veseli mbetet kandidati ynë për kryetar të Kuvendit

Anëtarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj që mban pozitën e ministres së Integrimeve, ka thënë se nuk mund të ftohet mbledhje konstituive e institucioneve, pa një konsultë me PAN-in.

Ajo duke folur për mospjesëmarrjen e tyre në vazhdimin e seancës, ka shtuar se ata nuk mund të mos përfillen dhe t’u binden partive të tjera, që siç ka thënë ajo nuk janë fituese të zgjedhjeve.

Ahmetaj, më tej ka pohuar se ata si koalicion janë të palëkundur për kandidatin për kryeparlamentar, që është Kadri Veseli.


“Veseli mbetet edhe tutje kandidati i vetëm për kryetar të Kuvendit dhe ky është qëndrimi që nuk lëvizim. Opozita po mundohet që përmes kundërshtimit ndaj Veselit ta kundërshtojë edhe vet PDK-në”, ka thënë Ahmetaj në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ahemtaj ka deklaruar se PDK nuk është bllokuese e institucioneve pasi ajo është partia që i ka shërbyer popullit dhe tregues për këtë, siç ka thënë, nuk janë vetëm ngjarjet e fundit.

“Pjesëtarët e saj, të PAN-it, që kanë qenë në uniformë i kanë ndihmuar vendit atëherë kur Kosova ka pasur më së shumti nevojë”.

“Ne kemi kërkuar dy orë të shtyhet seanca por  ka qenë kryesuesi i Vetëvendosjes që e ka ndërprerë këtë seancë”.

“PDK është e përkushtuar që t’i përfill ligjet dhe Kushtetutën dhe duke respektuar vullnetin e popullit ne kemi marrë mocionin për mosbesim”.

Pra sipas Ahmetajt, ata nuk mund ta pranojnë faktin ku thuhet se PAB është bllokues.

Ajo ka pohuar se javën tjetër pritet që të shkohet në mbledhje se më pas të dakordohen si të veprohet më tutje.

“Vendimet tona duhet të merren që të dakordohei me partnerët e koalicionit që të mbahet takimi i radhës të mërkurën”, ka deklaruar Ahmetaj. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Drejtësi
Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Lajme
Kalo në kategori