Aguero: Jam i gatshëm për Barcën

Argjentinasi u kthye nga lëndimi i rëndë në ndeshjen ndaj Blackburnit, duke shënuar në prekjen e parë një minut pasi hyri në lojë.
“Unë nuk kam mundur ta pres rikthimin. Ka qenë rikthim i mirë. Jam shumë i kënaqur për golin dhe po ashtu shumë i lumtur për mikpritjen e mirë të bashkëlojtarëve dhe fansave”.
“Gjatë javës do të jem në top formë. Ndaj Bacelonës do të jem gati. Ne kemi kohë të mendojmë së pari për Ligën Premier, e më pas do të mendojmë për Barcelonën”, ka deklaruar Aguero. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/01/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































