LAJMI I FUNDIT:

“Jam në Prishtinë…kam me ta rrasë plumbin”, AGK e shqetësuar me kërcënimin ndaj gazetarit Krasniqi

“Jam në Prishtinë…kam me ta rrasë plumbin”, AGK e shqetësuar me kërcënimin ndaj gazetarit Krasniqi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur jashtëzakonisht i shqetësuar për kërcënimin me jetë që i është bërë gazetarit, Vullnet Krasniqi.

Krasniqi është kërcënuar me vrasje nga një qytetar i Luginës së Preshevës, nëpërmjet një videoje të publikuar në platformën Tik Tok.

“Unë jam në Prishtinë, dhëmbët kam me t’i shkulë me dane, kam me ta q*  f *miljen, këtu kam me ta rrasë plumbin…Ta di adresën ku e ke saktë, ta dish, të banesës, mos shko në katund, mos thirr polici…”, dëgjohet ndër të tjera duke thënë personi në video, thekson AGK.


AGK-ja, ka kontaktuar me gazetarin Krasniqi, dhe i njëjti aktualisht është duke e raportuar kërcënimin në Policinë e Kosovës.

Për AGK-në, një kërcënim i tillë është jashtëzakonisht shqetësues, i papranueshëm dhe i bëjmë thirrje urgjente Policisë së Kosovës që të marrë masat e duhura ta lokalizojë kërcënuesin e gazetarit Krasniqi.

“Shqetësohemi për sigurinë fizike të Krasniqit, andaj ftojmë Policinë e Kosovës që t’i ofrojë mbrojtjen e duhur. Për shkak të gjuhës së përdorur, AGK-ja, ka zgjedhur që të mos e publikoj videon ku kërcënohet me jetë gazetari, Vullnet Krasniqi”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Lajme
Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Kalo në kategori