LAJMI I FUNDIT:

AGK reagon për gjuhën e Kadri Veselit ndaj Leonard Kerqukit

AGK reagon për gjuhën e Kadri Veselit ndaj Leonard Kerqukit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj gjuhës së kryetarit të Kosovës, Kadri Veseli në deklaratat të cilat i kishte bërë ndaj kryeredaktorit të Gazetës Express, Leonard Kërquki.

AGK në reagimin e saj vlerëson se një presion i tillë i politikanëve dhe gjuha e përdorur ndaj gazetarëve është e papranueshme dhe nuk i kontribuon krijimit të një ambienti të të bërit gazetari në Kosovë, sidomos sot kur në Ditën Botërore të Lirisë së Shprehjes u bë thirrje që gazetarëve të mos u krijohen pengesa në raportim në interes të publikut.

Në reagim thuhet se AGK kërkon nga Veseli dhe politikanët e tjerë që në vend se të ofendojnë e të sulmojnë gazetarët, duhet të jenë transparent para opinionit sidomos për zhvillime të kësaj natyre, shumë me interes për qytetarët e Kosovës.


Reagimi i plotë:
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka marrë me shqetësim njoftimin e kryeredaktorit te Gazetës Express, Leonard Kërquki për gjuhën e përdorur nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në një bisedë telefonike lidhur me raportimin e sotëm të Gazetës Express se Veseli ka udhëtuar pasdite për në Hagë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale. Kërquki megjithatë thekson se lajmi u publikua i bazuar në burime dhe në pamundësi që një gjë e tillë siç thotë ai, të konfirmohet nga zyra e kryetarit të Kuvendit. Sipas, Kërqukit gjuha e kryeparlamentarit ka degraduar gjatë kësaj bisede telefonike në numrin privat të tij përmes Ëatssapp-it.

“Ju shkoni ndaci edhe te nana Ajshe e jemja…. Ama mos harroni se njerëzit kanë familje, kanë fëmijë – nuk bon kështu. Po të flasë si Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Jeni ka abuzoni. Vazhdoni. Mu kjo punë vec mi flladit… a po e din cka po du me thanë. Thuj atij llaposhit se unë s’ja kom shti baben në burg… E din ai… Ama dije se UCK edhe Kosovë ka me pas gjithmonë këtu”- citon Kërquki t’i ketë thënë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

AGK vlerëson se një presion i tillë i politikanëve dhe gjuha e përdorur ndaj gazetarëve është e papranushme dhe nuk i kontribuon krijimit të një ambienti të të bërit gazetari në Kosovë, sidomos sot kur në Ditën Botërore të Lirisë së Shprehjes u bë thirrje që gazetarëve të mos u krijohen pengesa në raportim në interes të publikut. AGK kërkon nga z.Veseli dhe politikanët e tjerë që në vend se të ofendojnë e të sulmojnë gazetarët, duhet të jenë transparent para opinionit sidomos për zhvillime të kësaj natyre, shumë me interes për qytetarët e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori