Agjenti i Hector Bellerin zbulon se ka pasur interes nga një klub italian dhe do të shohin në fund të sezonit se çfarë do të ndodh me mbrojtësin e djathtë të Arsenalit.

Pasi bisedoi për një rikthim të mundshëm në Milan për Gerard Deulofeu, agjenti Alberto Botines ndërroi vëmendjen e tij te Bellerin, i cili sapo është rikthyer nga një dëmtim i rëndë në gju.


"Për momentin, ai është i përqendruar në angazhimet e ekipit", ka thënë fillimisht agjenti për Sky Sport Italia.

"Ai vjen nga një dëmtim i keq dhe po kthehet në nivelin e tij të zakonshëm".

"I pëlqen Italia, tashmë ka pasur interes nga një klub italian, por nuk mund ta zbuloj".

bellerin

"Ai ka një kontratë të gjatë dhe nuk do të jetë e lehtë ta largosh atë nga Arsenali, ai është zëvendës-kapiten i tyre", përfundoi Botines.

Juventusi dhe Napoli janë dy klubet që kanë qenë më parë të lidhur me 24-vjeçarin spanjoll. /Telegrafi/

telegrafi sport app