LAJMI I FUNDIT:

Agjencia kadastrale reagon: Kosova ka dokumentacion kadastral

Agjencia kadastrale reagon: Kosova ka dokumentacion kadastral

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka reaguar për siç thotë pretendimeve se Kosova nuk ka dokumentacion të mjaftueshëm kadastral.

Në njoftimin e Agjencisë kadastrale thuhet se dhënat kadastrale teknike dhe juridike për territorin e Kosovës janë në zbatim dhe në funksion që nga viti 1931 e deri më sot.

Lexoni të plotë njoftimin e Agjencisë kadastrale:


“Agjencia Kadastrale e Kosovës nëpërmjet mediave elektronike dhe të shkruara është informuar se Komisioni i ri për kufirin, në mënyrë tendencioze ka trajtuar saktësinë e dokumentacionit kadastral për territorin e Republikës së Kosovës. Ndaj dëshirojmë që opinioni i gjerë të informohet drejtë dhe sakët lidhur me këtë çështje.

Të dhëna kadastrale teknike dhe juridike për territorin e Kosovës janë në zbatim dhe në funksion që nga viti 1931 e deri më sot. Këto të dhëna kadastrale për pronën e paluajtshme janë të regjistruara për të gjithë pronarët e pronave private, pronarët e Ndërmarrjeve Shoqërore, pronarët e pronave publike dhe pronarët e pronave shtetërore.

Territori i Kosovës është i përbërë nga 38 komuna brenda të cilave janë 1305 zona kadastrale. Ndërsa numri total i parcelave në territorin e Kosovës është 2.113.187, numri total i ndërtesave dhe pjesëve të ndërtesave është 71.265 të regjistruara në emër të 521.025 pronarëve. Këto të dhëna çdo ditë mund t’i gjeni në faqen zyrtare të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

I gjithë territori i Kosovës është i paraqitur nga matjet gjeodezike në harta kadastrale në shkallë zvogëlimi 1:500, 1:1000,1:2500. Numri i fletëve të hartës  kadastrale i përpiluar me saktësi decimetrike,  sipas përpjesës për territorin e Kosovës është:

harta në shkallë 1:500                   281 fletë

harta në shkallë 1:1 000                541 fletë

harta në shkallë 1:2 500                10577 fletë

Totali i hartave                                11 399 fletë

Territori i Kosovës i prezantuar në gjeoportal shtetëror është vazhdimësi i të dhënave kadastrale nga Drejtoria Krahinore për Gjeodezi e KSA të  Kosovës. Përgjatë kufirit shtetëror të Kosovës me shtetet fqinje janë 514 harta kadastrale me shkallë zvogëlimi 1:2500, në të cilat është e paraqitur edhe vija administrative e KSA të Kosovës, tani kufi i Republikës së Kosovës.

Në faqe 53 të Raportit të Komisionit të ri për kufirin, kapitulli 4.5  shkruan: ‘Kadastri, duke qenë i tillë, nuk ka përfshirë prona shtetërore, nëse ato nuk janë rrethuar nga prona në pronësi apo të drejta pronësore private’.

Kufijtë e pronave shtetërore (shoqërore), veçanërisht ato malore, kanë pasur rregullim të veçantë në të gjitha sistemet shoqërore.

  • Në regjistrat e pronave të paluajtshme janë të regjistruara të gjitha pronat e territorit të Kosovës, duke përfshirë pronat private, pronat shtetërore, shoqërore, komunale, te ndërmarrjeve publike.
  • Po ashtu Qeveria e Republikës se Kosovës më datë 01.03.2017 ka nxjerr vendimin Nr. 06/134, ka përcaktuar që të gjitha pronat e paluajtshme të cilat kane qenë të regjistruara në emër të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë/Republikës së Jugosllavisë, të Republikës Socialiste të Serbisë/Republikës së Serbisë, dhe të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, përfshirë organet e tyre shtetërore, administrative, ushtarake dhe ish-organizatat shoqërore-politike të regjistrohen në emër të Republikës së Kosovës si pronare e këtyre pronave të paluajtshme.
  • Me të gjitha ligjet për kadastrin që nga themelimi e deri me sot, të gjithë kufijtë e pronave të paluajtshme (parcelat) trajtohen njësoj, pavarësisht a është mal, livadh, arë, rrugë, lumë.

Faqe 53 e Raportit të Komisionit të ri për kufirin në kapitullin 4.5 shkruan ‘pasi që Drejtoria Gjeodezike Krahinore, Arkivi i saj, dhe shumica e drejtorive komunale kadastrale janë plaçkitur, janë bartur dhe ende gjenden në Serbi, përderisa edhe ato dokumente të mbetura në Arkivin e Kadastrit të Kosovës janë në gjendje të keqe’

  • Komunat të cilat  kufizohen me Malin e Zi, Junik, Deçan, Pejë, Istog  posedojnë dokumentacionin e plotë kadastral origjinal që nga themelimi e deri më sot.

Nga këto komuna nuk është plaçkitur asnjë dokument.

Për të gjitha parcelat ekzistojnë matjet origjinale duke filluar që nga vitet 1930 e deri më sot. Vlen të theksohet se të dhënat kadastrale për këto komuna janë skanuar dhe janë të arkivuara në kadastrin e komunave të cekura sipër.

Prandaj Agjencia Kadastrale e Kosovës bën këtë reagim për të mos i lënë vend tentimit të lajthitjeve të sipër cekura për dokumentacion kadastral të territorit të Kosovës.

Dokumentacioni zyrtar kadastral dhe territori i Kosovës është i pandryshueshëm prej vitit 1974 e deri më tani, andaj Agjencia Kadastrale e Kosovës do të reagojë ndaj të gjitha tendencave për shtrembërim të dokumentacionit kadastral që mund të jenë të përfshira në raportin e Komisionit aktual”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori