Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi të premten dozat përforcuese për të gjithë të rriturit me vaksinat e Pfizer dhe të Moderna-s.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, agjencia zgjeroi autorizimin e përdorimit emergjent për dozat përforcuese të të dy vaksinave me teknologji mRNA përtej atyre personave që dikur kishin të drejtë të merrnin dozën shtesë.
Deri vonë, dozat përforcuese ishin autorizuar për këdo 65 vjeçe e lart që ishte injektuar me Pfizer ose Moderna pas një periudhe gjashtëmujore, dhe për disa të rritur me rrezik të lartë infeksioni ose me sëmundje të rëndë.
Pfizer-BioNTech kërkoi autorizimin javën e kaluar bazuar në rezultatet e një testimit të Fazës së Tretë që përfshinte më shumë se 10 mijë pjesëmarrës.
Sipas këtij testimi doli se dozat shtesë ishin të sigurta dhe kishin një efikasitet prej 95 për qind kundër simptomave të COVID-19, krahasuar me skemën e vaksinave me dy doza në periudhën kur Delta po dominonte. Pfizer publikoi të dhënat e efikasitetit të dozave përforcuese gjatë muajit të kaluar, ende nuk janë rishikuar apo publikuar nga kolegët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze