LAJMI I FUNDIT:

Agim Zuzaku kandidati i ri i AAK-së për kryetar të Gjilanit

Agim Zuzaku kandidati i ri i AAK-së për kryetar të Gjilanit

Agim Zuzaku do të jetë kandidati i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Gjilanit.

Kështu ka bërë të ditur, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, transmeton Telegrafi.

“Prita në takim kolegun tim, kryetarin e ri të AAK-së në Gjilan, Agim Zuzaku. Shkëmbyem mendime për planet e Aleancës në Anamoravë dhe në nivel vendi.  Po ashtu, kam kënaqësinë të ju informoj se kandidat për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, do të jetë Agim Zuzaku”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.


Haradinaj ka thënë se qytetarët e Gjilanit janë me fat që kanë një kandidat të tillë.

“Duke u bazuar në punën e tij si ish-drejtor i Zhvillimit Ekonomik, dhe si profesionist i ekonomisë, them se qytetarët e Gjilanit janë me fat që kanë një kandidat të tillë si Agimi. Anamorava në përgjithësi, e Gjilani veçmas, janë prekur direkt nga qeverisja e Aleancës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori