LAJMI I FUNDIT:

Agim Bahtiri merr përkrahjen e Partisë së Drejtësisë

Agim Bahtiri merr përkrahjen e Partisë së Drejtësisë
Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri, ka zyrtarizuar sot edhe koalicionin me partinë e katërtë, që është Partia e Drejtësisë.
Pas lidhjes së koalicioneve për qeverisje të përbashkët në mandatin e ardhshëm katër vjeçar me Lëvizjen Vetëvendosje, Nisma për Kosovën dhe Alternativën, Agim Bahtiri sot ka nënshkruar marrëveshjen e koalicionit edhe me kryetarin e degës së PD-së në Mitrovicë dhe njëherësh asambleistin e kësaj partie, Vesel Nezirin.
Vesel Neziri shprehu bindjen se Agim Bahtiri është kandidati i duhur për qeverisjen e Mitrovicës, duke vlerësuar lartë edhe bashkëpunimin e deritanishëm në mes të tyre.
Për lidhjen e koalicionit me PD-në Bahtiri tha se është një koalicion i natyrshëm, pasi që AKR dhe PD kanë qenë në koalicion edhe deri më tash në komunë, ku PD-ja ka udhëhequr me një drejtori.
“Të gjithë ata që mendojnë për të mirën e Mitrovicës dhe të fëmijëve të tyre, po i bashkohen projektit tim për qeverisjen e ardhshme katër vjeçare, e cila garanton zhvillim ekonomik, zero tolerancë ndaj korrupsionit, mirëqenie më të mirë dhe qeverisje me duar të pastra”, tha Bahtiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori