Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Agim Ademi, ka pritur sot (e shtunë) në takim dy futbollistët e Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati dhe Herolind Shala. 

Në këtë takim presidenti Ademi diskutoi me futbollistët rreth karrierës së tyre si dhe për zhvillimin e Kosovës. 


Kastrati dhe Shala janë dy futbollistë tejet cilësorë të cilët kanë luajtur një rol të madh në sukseset e Kosovës ndër vite. 

Reagimi i plotë i Agim Ademit: 

Në verë e në dimër, gjithmonë bashkë! 

Sot në Prishtinë pata kënaqësinë të mirëpres futbollistët e Kombëtares, Lirim Kastrati dhe Herolind Shala.  

Në një atmosferë miqësore biseduam për rrugëtimin e tyre me klubet, zhvillimin e ekipit kombëtar të Kosovës dhe përkushtimin e përbashkët për sukses./Telegrafi/

telegrafi sport app