LAJMI I FUNDIT:

Agim Ademi: Futbolli ka bërë ura miqësie edhe me ato vendet që ende hezitojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës

Agim Ademi: Futbolli ka bërë ura miqësie edhe me ato vendet që ende hezitojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për Ditën e Pavarësisë.

Sot më 17 shkurt bëhen 14 vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe kjo ditë e madhe nuk po lë pa u uruar nga të gjithë.

Një urim i tillë nuk kishte si të mungonte edhe nga i pari i futbollit të Kosovës, Agim Ademi.


Ademi ka lëshuar një urim me anë të faqes zyrtare të FFK-së, ku nuk ka lënë askënd pa e uruar për këtë ditë të shënuar dhe historike.

Urimi i Kryetarit të FFK-së për Ditën e Pavarësisë

Të nderuar krerë të institucioneve shtetërore,

Familje të heronjve e të dëshmorëve,

Invalidë, veteranë të luftës e veprimtarë të çëshjtes kombëtare;

Të dashur futbolliste e futbollistë, drejtues të klubeve, trajnerë, ish-udhëheqës të sportit, ish-futbollistë, gjyqtarë, anëtarë të FFK-së,

Dardanë e tifozë të klubeve, sponsorë e donatorë;

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!

Me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë e veçantë që në emrin tim dhe të KE të FFK-së të ju përcjell urimet më të mira për këtë datë historike, emocionale e krenarie për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë!

Kosova po vazhdon të rritet e të përparojë vit pas viti në çdo sferë, teksa në këto 14 vjet të shtetësisë pa dyshim sporti ka qenë ambasadori më i mirë, duke i thyer të gjitha barrierat dhe duke e prezantuar shtetin edhe atje ku nuk kanë mundur ta bëjnë fushat e tjera të shoqërisë.

Në këtë aspekt, futbolli jo vetëm që ka krijuar imazh të shkëlqyeshëm për vendin, por edhe është bërë urë miqësie edhe me ato vendet që ende hezitojnë ta njohin pavarësinë e shtetit tonë.

Besoj se edhe gjatë këtij viti sukseset tona nuk do të mungojnë dhe sporti, e futbolli në veçanti, do të vazhdojë ta bëjë krenar popullin dhe ta prezantojë shtetin tonë me dinjitet kudo në botë.

Urime 14 vjet shtet!

E gëzofshim për jetë e mot 17 Shkurtin!

Zoti e bekoftë popullin e Kosovës!

Zoti e bekoftë shtetin e Kosovës dhe miqtë e saj!

Me respekt,

Agim Ademi, president i FFK-së

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori