LAJMI I FUNDIT:

Aggeler: Do t’i ndjekim nga afër zgjedhjet, do të shohim nëse ka ndërhyrje nga jashtë

Aggeler: Do t’i ndjekim nga afër zgjedhjet, do të shohim nëse ka ndërhyrje nga jashtë

“Maqedonia e Veriut është në Evropë. Duhet të jetë në BE. Ajo meriton integrimin e plotë euroatlantik. Ajo ka nevojë për më shumë tregje të hapura. BE-ja është e ardhmja e ndritur e vendit”, tha ambasadorja amerikane Angela Aggeler, e cila shpreson që kjo çështje të ngrihet gjatë zgjedhjeve.

Ageler në një intervistë për TV21, tha se zgjedhjet do t’i shikojnë nga afër, por do të shikojnë edhe nëse ka ndërhyrje nga jashtë.

“Sinqerisht, nuk kam një mendim të caktuar për zgjedhjet presidenciale. Mendoj se është logjike që raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale të jetë së bashku me zgjedhjet parlamentare. Është e mrekullueshme. Ne do të shikojmë gjithçka nga afër. Në mesin e partive shqiptare ka një dinamikë interesante mes partive. Ne i monitorojmë nga afër të gjitha zgjedhjet, por monitorojmë edhe nëse ka ndërhyrje nga jashtë”, thotë Ageler.


Duke iu përgjigjur pyetjes që kohët e fundit dëgjohet gjithnjë e më shpesh nga partitë politike të shqiptarëve fillimisht të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe më pas formimi i Qeverisë, Aggeler thotë se ka dëgjuar disa opsione se si do të ishte e mundur.

“E kam dëgjuar këtë, kam dëgjuar disa opsione të ndryshme, se si do të ishte e mundur. Unë besoj! Besoj se ka pasur precedentë, nuk e kam fjalën për dekada më parë, por ka pasur precedentë ku janë miratuar ndryshime gjatë një qeverie teknike. Një nga gjërat që kam mësuar duke shërbyer këtu është se çdo gjë është e mundur”, tha ambasadorja amerikan.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Kalo në kategori