Aggeler: Ambasada e SHBA dhe unë do të qëndrojmë krah për krah me banorët e Maqedonisë së Veriut

Presidenti Stevo Pendarovski sot pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Angela Price Aggeler.
“Fakti që ky nuk është qëndrimi juaj i parë diplomatik në Shkup dhe se jeni njohës i shkëlqyer i situatës në vendin tonë, paraqet një supozim domethënës për pasurimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Me këtë rast dëshiroj të theksoj se Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdimisht i kushton vëmendje të veçantë zhvillimit të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit dypalësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i konsiderojmë mik të madh, partner të rëndësishëm ekonomik dhe përkrahës të sinqertë. në momentet më të vështira që nga pavarësia jonë”, tha ndër të tjera në fjalën e tij Pendarovski.
Ambasadorja e re amerikane tha se është nder për të që përfaqëson presidentin dhe popullin amerikan si ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Në periudhën që kur isha për herë të fundit këtu, Maqedonia e Veriut u përball me sfida të mëdha dhe mori vendime të vështira, vendime që e çuan vendin përpara në rrugën e integrimeve euroatlantike. Ky vend ndryshoi emrin e tij për t’u bërë anëtari i 30-të i Aleancës së NATO-s – aleati ynë më i ri. Ajo hapi negociatat e anëtarësimit për në Bashkimin Evropian, duke forcuar pozicionin e saj si lider në ndërtimin e sigurisë dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor. Kryesimi juaj i ardhshëm me OSBE-në në vitin 2023 tregon rolin kyç që vendi luan për të ardhmen e Evropës”, tha ambasadorja e re e SHBA-ve në RMV./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët