Pika kufitare e Merdares që ndan Kosovën me Serbinë është vërshuar nga qytetarët të cilët duan të kalojnë përmes saj.

Mehmet Gjoni, mbikëqyrës i ndërrimit ne stacionin kufitar policor në Merdare ka thënë se kolonat janë bërë si shkak i ngarkesës së lartë.


“Policia është duke punuar me kapacitete të plota dhe procedura të përshpejtuara, ashtu si edhe pala serbe, por kjo po ndodh për shkak të fluksit të madh të njerëzve.

“Merdara është pikë kufitare ku ka fluks më të madh për shkak se rruga është me e sigurt”, ka thënë Gjoni për Klan Kosova.

“Kemi Mutivodën, por që aty mund të jenë në pritje 10-10 vetura”, ka shtuar ai.

Pritja në Merdare është duke zgjatur deri në pesë orë, kurse kolona e krijuar arrin gjatësinë deri në pesë kilometra.

Policia në Merdare apelon te qytetarët që të përdorin edhe pikëkalimet tjera kufitare si Mutivoda dhe Dheu i Bardhë pasi gjendja e tyre është më e mirë.

m222

m333

m444

m555