Gati 200 raketa janë lëshuar nga Irani drejt Izraelit.

Sirenat janë ndezur në të gjithë vendin pasi raketat interceptuese janë lëshuar për t'i rrëzuar ato, shkruan skynews.


Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë në një deklaratë pak minuta më parë se sulmi po vazhdon dhe u kanë kërkuar civilëve që "të qëndrojnë në një hapësirë ​​të mbrojtur deri në njoftimin tjetër”.

Ndërkohë, Radio e Izraelit raporton gjithashtu se ngritjet dhe uljet janë pezulluar në aeroportin kryesor ndërkombëtar, Ben Gurion.

Hapësira ajrore fqinje e Jordanisë është gjithashtu e mbyllur përkohësisht, raportojnë mediat shtetërore.

Bëhet e ditur se shpërthime të forta janë dëgjuar edhe në luginën e Jordanit, e cila ndodhet në kufirin midis Jordanisë dhe Bregut Perëndimor.

Dëshmitarët kanë thënë se kanë parë dhjetëra raketa të fluturojnë mbi Jordaninë qendrore për në Izrael. /Telegrafi/