Afrim Gashi takoi ambasadoren amerikane: RMV duhet të ecë drejt standardeve evropiane

Kryetari i Alternativës Afrim Gashi, sot ka realizuar takim me ambasadoren amerikane Angela Aggeler. Siç njoftojnë nga Alternativa, Gashi dhe ambasadorja Aggeler u pajtuan bashkërisht se ndajnë vizionin e njëjtë për ardhmërinë e vendit.
Në njoftim thuhet se në takim “ata riafirmuan përkushtimin e përbashkët për ta parë vendin duke ecur përpara drejt BE-së dhe standardeve evropiane në shoqëri, siç është sundimi i së drejtës. Biseduan për planet për përshpejtimin e integrimit në BE, përfshirë opsionet për të zhbllokuar negociatat me BE-në nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese”.
“Të dy palët u pajtuan se të gjithë faktorët politikë duhet të përkrahin rrugën drejt BE-së dhe të vendosin qytetarët në vend të parë, në një përpjekje për të siguruar ardhmëri më të mirë për të gjithë”.
“Kryetari Afrim Gashi prezantoi nismën e Alternativa-s për dorëzimin e një amendamenti kushtetues i cili do të përjashtonte parashkrimin penal për korrupsionin politik, gjegjësisht do të parandalonte mosndëshkimin e korrupsionit të lidhur me politikën. Kjo nismë duhet të tejkalojë diskursin etnik dhe të fokusohet në sundimin e së drejtës si prioritet për gjithë shoqërinë. Kryetari Gashi kërkoi mbështetjen e ShBA-së për këtë amendament, pasi është një prej hapave më të mëdhenj të propozuar deri tani, me synim direkt për të luftuar korrupsionin politik”, thuhet në njoftimin e Alternativës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë