Aeroporti sqaron vonesat e haxhilerëve kosovarë për të shkuar në Mekë

Rreth 220 kosovarë kanë mbetur në pritje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për t’u nisur për haxh.
KALLXO.com mëson që ata kanë pritur që nga mesnata.
Sipas zyrtares për informim të Aeroportit të Prishtinës, fluturimi në fjalë ka pasur vonesë.
“Ka vonesë në fluturimin përkates. Por për të gjitha detajet e tjera duhet të drejtoheni te përfaqësuesit e kompanisë ajrore meqeneëse nuk jemi kompetent të flasim në emër të kompanisë”, tha Valentina Gara për KALLXO.com.
Ndërsa, zyrtari për informim i Bashkësisë Islame të Kosovës nuk ka qenë i qasshëm.
Nga
Telegrafi
20/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































