LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti më i madh në botë do të hapet në 2019-ën

Aeroporti më i madh në botë do të hapet në 2019-ën

Aeroporti i Pekinit mendohet të jetë edhe më i madhi në botë, sipas Reuters. Aeroporti i ri i Pekinit, që do të nisë punë në distriktin jugor të Daksingut më 2019-ën, do të shërbejë si një mënyrë për t’u përballur me nevojat në rritje të transportit ajror në Kinë dhe do të theksojë praninë e aviacionit civil të vendit.

Sipas  Komisionit të Zhvillimit Kombëtar dhe të Reformave të Kinës,  do të bëhet bazë e re  për linjat ajrore të Kinës Jugore dhe Lindore. Kjo do i vendosë anëtarët e aleancës së Skuadrës së Qiellit nën një çati, duke lejuar lidhje më të thjeshtë fluturimi për pasagjerët.

Arkitektja e  Ndërtesës së Terminalit të Aeroportit të Ri të Pekinit është e famshmja  Zaha Hadid. Terminali do të mbushet me kopshte civile dhe do të përfshijë zona të ndara pasagjerësh për fluturime ndërkombëtare, por edhe brenda vendit duke krijuar një ndërtesë më kompakte që redukton kohët e udhëtimit.


“Simetria e përgjithshme e dizajnit, bashkë me format e rrjedhshme dhe të ndërlidhura, krijojnë një kompozim fluid që evokon  një dëshmi  harmoni dhe ekuilibri në peizazhet kineze, ndërsa ngjyrat dhe materialet anë shprehi e gjuhës vizuale brenda kulturës tradicionale kineze”, thuhet në website-in e Arkitekturës së Zaha Hadid.

Detajet inovativë të dizajnit brenda terminalit 700 mijë metra katrorë do të përfshijë një nyjë qendrore me gjashtë pika të lakuara me korridore që lidhen për ta bërë lundrimin në terminal më të lehtë. Faza fillestare e hapjes së aeroporti do të ketë katër pista, ndërsa në dy fazat e mëvonshme do të çojnë në zona shtesë që e çon kapacitetin e aeroportit  në 100 milionë pasagjerë në vit.

Ndërtimi gjithashtu përfshin një stacion hekurudhor të linjave të shpejtë në mënyrë që pasagjerët të mund ta përdorin për të hyrë në aeroport, kështu ka lajmëruar Këshilli Shtetëror i Republikës Popullore të Kinës.  Aeroporti i ri do të ndihmojë në lehtësimin e kohëve të udhëtimi, ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Kryeqytetit Pekin njihet aktualisht si i dyti më i ngarkuari në botë.

Në trend Fun

Më shumë
Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Fun
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Virale
Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Fun
Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Kalo në kategori