Aeroport, asgjësohen mallra false

Zyrtarët e Doganave kanë bërë të ditur se janë kapur 77 bluza të markës Gant, 21 orë dore të markës La coste dhe Puma, dhe rreth 177 llogo të markës Channel, XL dhe Valentino.
Ardian Jashari nga Dogana e Kosovës u shpreh se asgjësimi i këtyre mallrave bëhet konform ligjit, nën mbikëqyrjen e bartësit të drejtës së autorit, derisa tha se është përgjegjësi e doganës konform ligjit për të kontrolluar dhe verifikuar një markë tregtare e cila është e mbrojtur.
Pas zbulimit dhe konfiskimit, Jashari tha se barra bie komplet mbi bartësin e të drejtës dhe personit të cilit i gjendet malli. Ai u shpreh se ky zbulim i këtyre mallrave tregon se dogana e ka shtuar kontrollin e pasagjerëve dhe të maunave. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/09/2011
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































