Pasagjerët kanë mbetur të shtangur kur aeroplani i tyre iu shmang me vështirësi një “tullumbaceje” që lëvizte teksa ishin gati të uleshin në Brazil.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pasagjerët regjistruan pamjet e pabesueshme që tregonin se sa afër ishte aeroplani i Qatar Airways me “balonën” që ishte “në rrugën e tij”.


Si pasojë, baloni e detyroi pilotin të kthente aeroplanin në të djathtë për të shmangur një aksident të mundshëm tragjik.

Screenshot 11 3

Siç bëhet e ditur më tej, piloti i Boeing 777, i cili ishte nisur nga Doha në Katar të dielën në mëngjes, u detyrua të bënte një "manovër" kur aeroplani iu afrua pistës së zgjatur në São Paulo, Brazil.

Screenshot 12 3

Dhe gjithashtu një banor vendas, Rafael Freitas arriti të kapte një foto të balonës teksa i afrohej rrezikshëm aeroplanit.

Screenshot 13 2

Për fat të mirë, fluturimi QR779 u ul i sigurt "si normalisht", tha një zëdhënës i Qatar Airways për news.com.au dhe deklaroi se kufijtë e sigurisë mbaheshin në çdo kohë.

"Kapiteni paraqiti një raport pas fluturimit, i cili tani po hetohet nga autoritetet braziliane", ka bërë të ditur zëdhënësi. /Telegrafi/