LAJMI I FUNDIT:

Aeroplanët luftarakë amerikanë F-35 mbërrijnë për herë të parë në Evropë, për të “frenuar” Rusinë!

Aeroplanët luftarakë amerikanë F-35 mbërrijnë për herë të parë në Evropë, për të “frenuar” Rusinë!

Një flotë me aeroplanë luftarakë F-35 ka ardhur në Evropë nga Shtetet e Bashkuara, si pjesë e një stërvitje të planifikuar të NATO-s që synon të “frenojë” Rusinë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, aeroplanët F-35A zbarkuan në Bazën Ajrore në Lakenheath, Angli, pasi kanë bërë një udhëtim nga “Hill Air Force Base”, Utah.

“Prania e F-35 mbështet prioritetet e mia për të pasur forca të gatshme dhe të pozicionuara këtu në Evropë”, ka thënë komandanti suprem i NATO-s për Evropën, Gjenerali Curtis M. Scaparrotti në një deklaratë zyrtare.


“Këta aeroplanë, plus më e rëndësishmja, burrat dhe gratë që operojnë me ta, forcojnë kapacitetin dhe aftësinë e aleancës sonë të NATO-s”, citohet të ketë thënë më tej ai.

Kjo vendosje e tyre, sipas mediave të huaja, shënon herën e parë kur aeroplanët amerikanë luftarakë F-35A kanë bërë një dalje në Evropë, edhe pse disa vende tashmë përdorin ato si pjesë të flotës së tyre ajrore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Amerika
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa

"Ne kemi një plan B, C, D", thotë presidentja e Meksikës - nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

Botë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Trump konfirmon tarifat për Meksikën dhe Kanadanë

Trump konfirmon tarifat për Meksikën dhe Kanadanë

Amerika
Kalo në kategori