LAJMI I FUNDIT:

Aeroplanët amerikanë i zmbrapsën ata rusë afër Alaskës

Aeroplanët amerikanë i zmbrapsën ata rusë afër Alaskës

Dy aeroplanë rusë me kapacitet për bartje të bombës atomike kanë fluturuar afër Alaskës në Shtetet e Bashkuara, duke e arritur distancën prej 100 kilometrave nga ishulli Kodiak.

Kjo është hera e parë prej se presidenti amerikan, Donald Trump, është inauguruar në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar të këtij viti, që Rusia dërgon bombardues aq afër Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët amerikanë thanë mbrëmë vonë se dy bombardues rusë të tipit, Tu-95 Bear, fluturuan 280 mile në jugperëndim të Bazës së Forcës Ajrore Elmendorf, brenda Zonës Identifikuese të Mbrojtjes Ajrore të Shteteve të Bashkuara, shkruan Rel.


Forca ajrore amerikane i ka ngritur dy aeroplanë luftarakë të tipit F-22, për t’i zmbrapsur bombarduesit rusë, në një operacion që ishte “i sigurt dhe profesional”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Gary Ross.

Gjatë këtij incidenti të pardjeshëm, aeroplanët luftarakë amerikanë fluturuan afër aeroplanëve rusë për 12 minuta dhe pastaj aeroplanët rusë e ndryshuan kursin, duke u kthyer prapa në bazën e tyre në pjesën lindore të Rusisë, ka raportuar rrjeti Fox News.

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori