LAJMI I FUNDIT:

Adoleshenti qëllohet me revole nga policët brenda ndërtesës së gjykatës, e gjithë ngjarja ndodhi para syve të nënës së tij (Video, +18)

Adoleshenti qëllohet me revole nga policët brenda ndërtesës së gjykatës, e gjithë ngjarja ndodhi para syve të nënës së tij (Video, +18)

Një adoleshent është qëlluar me revole në kokë para syve të nënës së tij, gjatë një përplasjeje me një polic të gjykatës në Kanada.

Steven Berntrand, 18-vjeç, kishte shkuar në gjykatën e Maniwaki në Quebec gjatë të mërkurës për të dëgjuar vendimin që është marrë për një krim që kishte kryer, kur befasisht fillon të grindet me një zyrtar policor, transmeton Telegrafi.


Sipas kushëririt të tij Christopher Lacaille, Bertrand kishte dashur të dalë jashtë për të ndezur një cigare, por kur një gjë të tillë ia ndaluan gardianët, ai filloi të shfaqet i dhunshëm dhe agresiv.

Vetëm për pak sekonda eskaloi situata, dhe Lacaile filloi të filmojë Bertrandin të cilin mundoheshin ta prangosin gardianët. Por edhe pse 4 gardianët u munduan ta prangosin, adoleshenti nuk u dorëzua për asnjë moment dhe vazhdoi të “orvatet” me ata, derisa nuk ndodhi më e keqja.

Por, ajo çfarë është më e tmerrshme e gjithë ngjarja zhvillohej para syve të nënës së tij, e cila vazhdimisht u kërkonte policëve dhe gardianëve që të mos përdorin dhunë të tepruar.

Dhe pasi që ai nuk dorëzohej, ata e futën në një dhomë dhe në një moment dëgjohet e shtëna e një revole. Menjëherë reaguan nëna e tij Julie dhe kushëriri Lucaille që akuzonin policët për veprimin e tyre.

Sipas zyrtarëve të Byrosë së Pavarur të Hetimeve, EIB, që janë duke hetuar rastin, kanë deklaruar se 18-vjeçari kishte arritur ta kap një shkop dhe ta godas në kokë gardianin. Dhe duke parë se ai mund të përbënte rrezik për jetën e gardianëve, ata e qëlluan me revole në kokë.

Për fat të mirë Bertrand është dërguar me urgjencë në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile. Mrekullisht plumbi që e kishte goditur nuk e kishte prekur syrin dhe trurin, dhe se shumë shpejt pritet të shërohet plotësisht.

Gjithashtu edhe gardiani që është goditur me shkop në kokë është në gjendje stabile, ndërsa sipas hetuesve pamjet e publikuara në internet kanë shkaktuar zemërim tek qytetarët të cilët madje disa kanë kërcënuar me vdekje gardianët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Kalo në kategori