Një spanjoll i ri gërmoi për “shpellën e tij” në mënyrë që të mund të largohej diku pas një debati me prindërit e tij.
Andres Canto, 20 vjeç, filloi të gërmonte strehën e tij në Alicante gjashtë vjet më parë, njoftoi media lokale. Bunkeri i tij tani përmban një dhomë qëndrimi ditor dhe një dhomë gjumi me një sistem ngrohje dhe internet pa tel.
Pas një debati me prindërit e tij, 14-vjeçari Canto filloi të hapte një vrimë në kopshtin e familjes dhe përfundimisht punësoi një mik dhe ata hapën një shpellë të thellë.
I gjithë projekti i të riut thuhet se kushtoi vetëm rreth 60 dollarë, transmeton Telegrafi.
LA CUEVA , el hilo de cómo un chaval de 14 años empezó una cueva.
1. 9 marzo 2015; tras una pataleta de prepuber, me puse a darle picazos al bancal, no manejaba yo muy bien las emociones xd pic.twitter.com/U1VyVwjoFu
— Kokomo (@andresiko_16) April 26, 2021
Djali i ri thotë se ai gjithmonë ka dashur të ndërtojë. Shpella e tij është ndonjëherë e përmbytur dhe shpesh vizitohet nga insektet, merimangat dhe kërmijtë, por kjo nuk e shqetëson atë.
“Nuk kam asnjë problem me ta. Nëse ua shkatërroj shtëpinë, unë i lejoj të ndërtojnë në një vend të ri në mur. Nuk është problem”, tha ai.
Postimi i tij u bë viral në mediat sociale dhe tërhoqi vëmendjen e udhëheqësve lokalë, të cilët thuhet se dërguan një inspektim për të parë nëse shpella ishte në përputhje me rregulloret. /Telegrafi/
2. 2018, conocí a Andreu, le comenté lo que quería hacer en el agujero y no tardó en venir todas las tardes con su motopico.
(Mi cuerpo, con barriguilla y menos músculo que el tobillo de un gorrión) pic.twitter.com/LDUUfJRL3A— Kokomo (@andresiko_16) April 26, 2021