LAJMI I FUNDIT:

Adoleshentet amerikane arrijnë marrëveshje që të vrasin prindërit, njëra qëllon babanë dhe më pas veten – tjetra ndërron mendje  

Adoleshentet amerikane arrijnë marrëveshje që të vrasin prindërit, njëra qëllon babanë dhe më pas veten – tjetra ndërron mendje  

Një vajzë 12-vjeçe nga Teksasi ka qëlluar me armë babanë e saj, më pas veten – pasi që me një shoqe kishte arritur marrëveshje që të vrasin familjet e tyre dhe kafshët shtëpiake që i mbanin, raporton Sky News.

Policët gjetën vajzën me plagë të plumbit në kokë para shtëpisë së saj në Waterfort gjatë 20 shtatorit, ka njoftuar policia, transmeton Telegrafi.

Babanë e saj 38-vjeç, i cili kishte plagë nga arma e zjarrit në bark, është gjetur brenda shtëpisë.


E pavarësisht se hetimet janë duke vazhduar, policia beson se vajza kishte qëlluar babanë, më pas ishte arratisur nga vendin i ngjarjes dhe krejt në fund kishte qëlluar veten në kokë me armë.

Ata me helikopter i dërguan në spital, kurse për gjendjen e tyre shëndetësore nuk dihet asgjë.

Inspektorët besojnë se ky krim i vajzës ishte planifikuar prej javësh së bashku me një shoqe. Plani i tyre ishte që të vrasin prindërit dhe kafshët shtëpiake.

E vajza tjetër që gjithashtu planifikonte të vriste babanë, në fund kishte ndërruar mendje.

Ato dyja kishin planifikuar që para se të kryenin krimet, vajza e parë të shkojë me veturë që ta marrë vajzën tjetër dhe së bashku të ikin në Georgia.

Por vajza e dytë që nuk vrau prindërit, është arrestuar dhe do të përballet me drejtësinë nën akuzën për vrasje të planifikuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori