LAJMI I FUNDIT:

Adnan Merovci flet për kërkesën e LDK-së për rinumërim të votave në Prishtinë

Adnan Merovci flet për kërkesën e LDK-së për rinumërim të votave në Prishtinë

Kryetari i Komisioni të Pavarur për Mediave, Adnan Merovci tha se çështja e rinumërimit të votave është një aktivitet i njohur në një proces zgjedhor.

Duke folur në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, tha se duke marrë parasysh përvojat në Kosovë, rinumërimi rrjedh si një rezultat për dyshim të parregullsive.

“Nëse kemi mospërputhje, nëse ka shkarje dhe ajo është konstatuar, merret një vendim që të rinumërohen, kjo është një iniciativë e KQZ-së”, tha Merovci, që dikur ishte Kryeshef i Sekretariatit të KQZ-së.


“Në rastet kur dikush ngrit ankesë rreth kësaj, paneli për ankesa i shqyrton këto, por vendimin e merr KQZ”.

“Derisa kemi bazë juridike, derisa çdo formular është i nënshkruar, s’ka nevojë të rinumërohet asnjë kuti. Nuk ka një bazë që ka pasur parregullsi”.

“Kërkesa për rinumërim nuk është përjashtuese, kërkesa e tashmë (duke folur për kërkesën e LDK-së për rinumërim të votave) megjithatë duhet të analizohet mirë aspekti juridik, a ka bazë juridike për këtë, mund edhe të mos ketë dhe kërkesa të jetë politike dhe një kërkesë e tillë duhet të merret parasysh”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori