LAJMI I FUNDIT:

Administrata gjyqësore në Maqedoni paralajmëron grevë tre ditore

Administrata gjyqësore në Maqedoni paralajmëron grevë tre ditore

Pas paralajmërimeve të mëhershme për grevë të administratës së gjyqësorit, sindikata është ulur në tavolinën e bisedimeve me ministrin për drejtësi dhe përfaqësuesve të këshillit gjyqësor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim është formuar grupi i punës, ndërkaq kërkesa bazë është ndryshimi në Ligjin për shërbime gjyqësore që është pranuar nga përfaqësues të qeverisë dhe të këshillit dhe se palët kanë ra dakord që teksti i Ligjit të ripërgatitet, mirëpo puna ka ngecur, ashtu edhe rezultatet.

Për shkak të këtij qëndrimi injorues të qeverisë, sindikata ka vendosur për një grevë tre ditore, kurse në ditën e fundit të dalin në rrugë. Ata thonë se një orë nga orari i punës do të kalojë duke protestuar në korridoret e gjykatave, ose në ndonjë hapësirë të veçantë, ndërkaq për hapat e mëtutjeshëm do të vendoset më pastaj.


Kërkesa kryesor e sindikatës është respektimi i marrëveshjes për rritje të rrogave dhe kushteve më të mira të punës./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Administrata gjyqësore e Maqedonisë paralajmëron grevë