LAJMI I FUNDIT:

Adili: Uniteti shkrihet në “Aleancën për shqiptarët”

Adili: Uniteti shkrihet në “Aleancën për shqiptarët”

Nënkryetari i partisë Uniteti, Zulfi Adili, në një konferencë për shtyp të mërkurën publikisht i shpalli vendimet e degëve për shkrirjen e partisë Uniteti në Aleancën për shqiptarët.

Adili ka prezantuar dokument sipas të cilit, 12 nga gjithsej 15 degë kanë votuar për shkrirje në subjektin Alenca për shqiptarët. Ditë më parë kryetari i Unitetit, Gëzim Ostreni, tha se nuk është i informuar për këtë nismë, ndërsa Adili tha se kontaktet me shefin e tij i ka shkëputur që nga 6 prilli, kur edhe është informuar për vendimin e degëve për shkrirje në një subjekt të përbashkët me Ziadin Selën.

Shkrirja vjen disa ditë pasi në Kuvendin e LR-PDSH-së u propozua që koalicioni i përbashkët zgjedhor të shkrihet në një subjekt të vetëm, njofton gazeta KOHA.


Sela formimin e subjektit Aleanca për shqiptarët e arsyetoi me marrëveshjen parazgjedhore, sipas të cilës LR-PDSH, Uniteti dhe RDK e Vesel Mmedit, ishin dakorduar që pas zgjedhjeve të bashkoheshin në një subjekt të vetëm. Ndërkaq, Vesel Memedi ditë më parë ka dalë kundër iniciativës për shkrirje në një subjekt të vetëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori