Adidas ka prezantuar zyrtarisht topin zyrtar të finales së Kupës së Botës për Klube FIFA 2025, një edicion i veçantë që përmban detaje luksoze në ngjyrë ari për të shënuar rastin.

Ky top special do të përdoret në gjysmëfinale dhe në finalen e turneut, dhe është një version i rafinuar i topit standard që është përdorur gjatë gjithë kompeticionit.


Ndërsa dizajni i paneleve dhe ndërtimi i tij mbeten të njëjta me versionin e zakonshëm, kjo edicion finale zëvendëson ngjyrat e kuqe me detaje elegante të arta, duke nënvizuar rëndësinë e ndeshjeve përmbyllëse.

Topi është kryesisht i bardhë, i zbukuruar me grafikë në blu dhe ari, duke përfshirë motive yjesh dhe linja rrjedhëse që simbolizojnë energjinë, lëvizjen dhe prestigjin.

Me këtë edicion ekskluziv, Adidas vazhdon traditën e saj në krijimin e topave të personalizuar për ndeshjet më prestigjioze në futbollin botëror. /Telegrafi/

telegrafi sport app