Ademola Lookman shpallet lojtari më i mirë në Afrikë, mposht disa emra të njohur

Futbollisti nigerian Ademola Lookman u shpall lojtari më i mirë në Afrikë, duke mposhtur emra të njohur në garë.
Lookman u shpall fitues në një ceremoni të mbajtur në Marrakesh, Marok, me yllin e Atalantës që fitoi çmimin përpara Simon Adingra, Achraf Hakimi, Serhou Guirassy dhe Ronwen Williams.
Ishte një vit i jashtëzakonshëm për Lookman, i cili u bë lojtari i parë që shënoi një het-trik në një finale të Ligës së Evropës (UEFA Cup) që nga viti 1975, duke shënuar tre gola kundër Bayer Leverkusen.
Lookman e përfundoi sezonin me 18 gola për Atalantën.
Ai ishte gjithashtu pjesë e kombëtares së Nigerisë që luajti në finalet e Kupës së Kombeve të Afrikës 2023 dhe u mund nga Bregu i Fildishtë.
27-vjeçari u rendit si lojtari i 14-të më i mirë në përzgjedhjen e Topit të Artë dhe si lojtari më i mirë në Afrikë, ai pasoi një tjetër nigerian, Victor Osimhen, i cili mori çmimin vitin e kaluar.
Është interesante se mes kandidatëve për çmim nuk ishte asi i Liverpoolit, Mohamed Slah, i cili megjithatë u përfshi në ekipin ideal të vitit. /Telegrafi/



















































