LAJMI I FUNDIT:

Ademi e Duka bëjnë homazhe te shtatorja e Vokrrit, e vlerësojnë lart kontributin e tij

Ademi e Duka bëjnë homazhe te shtatorja e Vokrrit, e vlerësojnë lart kontributin e tij

Presidenti Agim Ademi dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njëherësh anëtar i KE të UEFA-s, sot, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh tek shtatorja e Legjendës Fadil Vokrri, me rastin e ditëlindjes së tij të 62-të.

Të pranishëm ishin edhe anëtarët e KE të FFK-së, Agim Nura e Naser Ajeti, si dhe përfaqësuesit e Ligës së Veteranëve dhe të tifozëve të kombëtares, Dardanët. Të dy presidentët e vlerësuan lartë personalitetin dhe karrierën e ish-presidentit të FFK-së, të cilin njëherësh e kishin edhe mik të ngushtë.


Presidenti Ademi theksoi se 23 korriku është një datë me emcoione, sepse në këtë datë ka lind një legjendë e futbolli siç ishte Fadil Vokrri.

“Kur e njeh Fadilin jo vetëm si legjendë, por edhe si bashkëpunëtor e si mik, atëherë emocionet janë edhe më të mëdha. Gjithmonë do ta kujtojmë në këtë datë në mënyrën tonë të futbollit. Fadil Vokrri ishte mbret i fushës së blertë dhe jam shumë i lumtur që kam qenë bashkëpunëtor i tij për shumë kohë. Sot, kjo datë është emocionuese normalisht edhe për familjarët, për kolegët e tij të karrierës, për bashkëpunëtorët e tij në FFK dhe për fansat e futbollit, të cilët deri më sot nuk mund ta zëvendësojnë Fadil Vokrrin, sepse ai i kishte gjërat e veçanta e që janë të paarritshme, pavarësisht se edhe tani kemi futbollistë të jashtëzakonshëm. Sot, Fadili do t’i bënte 62 vjet. Ai jetoj pak por veprat e tij flasin sikur të jetonte 200 vjet. Prandaj, me veprat e tij, ai, gjithmonë do të jetë i pranishëm dhe nuk do të harrohet nga të gjithë shqiptarët”, ka theksuar presidenti Ademi.

Ndërkaq, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili ka ardhur në Prishtinë pikërisht për të nderuar veprën dhe karrierën e Vokrrit, theksoi se 23 korriku është një ditë e rëndësishme për futbollin mbarëkombëtar.

“Kjo datë ka sjellë në jetë një nga legjendat e futbollit dhe ish-presidentin e FFK-së, Fadil Vokrri. Do të kishim shumë dëshirë që të jetonte më gjatë, por me atë çfarë ka bërë gjatë gjithë jetës së tij dhe kontributin e dhënë për futbollin, ai, nuk do të vdesë kurrë. Nuk do të vdesë jo vetëm në memorien e komunitetit tonë të futbollit, por edhe në memorien e çdo shqiptari, si një njëri që ka kontribuuar në futboll, si një familjar i mirë por edhe në të gjitha këndvështrimet e tij”, ka thënë Duka.

Me rastin e ditëlindjes së 62-të të Vokrrit, sot, në stadiumin që mban emrin e tij në kryeqytet, do të organizohet edhe turneu i veteranëve, në të cilin marrin pjesë Kombëtarja e Kosovës, Kombëtarja e Shqipërisë, Llapi dhe Prishtina.

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Premier League
“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

La Liga
Ronaldo: Do ​​të jetoj 100 vjet

Ronaldo: Do ​​të jetoj 100 vjet

Ligat tjera
Achraf Hakimi nuk do të kthehet te Real Madridi, ai nënshkruan kontratën e re me PSG-në

Achraf Hakimi nuk do të kthehet te Real Madridi, ai nënshkruan kontratën e re me PSG-në

Ligue 1
Kalo në kategori