Anëtarët e Komitetit HatTrick të UEFA-s janë mbledhur në Tiranë, për takimin e parë me prezencë fizike pas dy vjetësh në formatin online për shkak të pandemisë. E pjesë e këtij Komiteti është edhe presidenti Agim Ademi.
Fillimisht gjatë ditës së sotme anëtarët e Komitetit HatTrick të kryesuar nga Karl-Erik Nilsson, i cili është edhe zëvendëspresident i UEFA-s, i kanë vizituar ambientet e Shtëpisë së Futbollit dhe janë njohur me investimet që FSHF ka bërë në këtë kompleks, ku është bërë edhe inagurimi i muzeut të futbollit.
Po ashtu, anëtarët e Komitetit HatTrick kanë vizituar edhe stadiumin “Air Albania”, që është mbështetur nga ky program, derisa sipas traditës në takimet e niveleve të tilla të UEFA-s, nga presidenti i FSHF-së, Armando Duka është organizuar darka dhe një ndeshje futbolli me protagonistët e këtij takimi, të ndarë në ekipin me fanella të kuqe dhe ekipin me fanella të zeza. Humori por edhe atraksionet e lojës magjike ishin pjesë e pashmangshme e kësaj mbrëmje.
Derisa presidenti Ademi ishte pjesë e ekipit me fanella të zeza, presidenti Duka ishte pjesë e ekipit me fanella të kuqe, derisa gjyqtar ishte kryetari i Komitetit HatTrick, njëherësh presidenti i Federatës Suedeze dhe zëvendëspresidenti i UEFA-s, Karl-Erik Nilsson.
Ai referoi një penallti në favor të presidentit Ademi për ekipin me fanella të zeza, por nuk referoi një tjetër penallti prap për ndërhyrje ndaj tij, duke bërë që ndeshja të mbyllet me shifrat 4:4.
Gjithsesi, presidenti Ademi nuk u ankua për këtë penallti të mohuar, por në shaka theksoi se do t’i ‘hakmerret’ homologut të tij para 50 mijë tifozëve në ndeshjen Suedi – Kosovë, për kualifikimet e Botërorit 2022, më 9 tetor në Solna. Do theksuar se HatTrick është njëri nga Komitetet më të rëndësishme të UEFA-s, nga programet e të cilit përfitojnë 55 federatat anëtare.
Gjatë 17 viteve sa është në funksion ky komitet, UEFA ka financuar më shumë se 1500 projekte. Mbledhja e këtij komiteti do të mbahet nesër, ku do të shqyrtohen dhe miratohen projekte të rëndësishme të futbollit evropian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Kërkohen nga shumë klube evropiane – por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania