Ademi: AKI fiton në Gostivar, jemi në balotazh në Kërçovë dhe Strugë

Arbër Ademi nga koalicioni AKI, në konferencë për shtyp ka dhënë detaje të reja në lidhje me zgjedhjet lokale.
Ai tha se AKI ka fituar me rezultat të thellë në Gostivar, ndërsa tha se në Kërçovë dhe Strugë kandidatët e tyre shkojnë në balotazh.
"Shpallim rezultatet edhe në tre komuna tjera. Në Gostivar pa balotazh me një diferencë të thellë prej 6-1, kandidati ynë Valbon Limani. Në dy komunat tjera Kërçovë dhe Strugë, kandidatët tanë shkojnë në balotazh kundrejt kandidatëve të OBRM-PDUKM-së".
"Në Kërçovë Fatmir Dehari do të jetë në balotazh me kandidatin e OBRM-PDUKM-së, gjithashtu në Strugë kandidati ynë Arsim Dalipi do të jetë në balotazh me Mendi Qyrën", tha Ademi./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































