Adama Trarore po e kërkon rikthimin te Barcelona në këtë afat të janarit apo në atë të verë.
Anësori spanjoll rrjedhë nga akademia e skuadrës katalunase, ndërsa aktualisht luan te Wolverhampton Wanderers.
Sipas asaj që raporton Diario Sport, Trarore ka kërkuar nga agjenti i tij, Jorge Mendes që t’i fillojë bisedimet me Blaugranasit.
Lojtari e sheh vetën si zëvendësues të Ousmane Dembeles që në verë pritet të largohet si lojtar i lirë.
Ky operacion mund t’i kushtojë Barcelonës rreth 20 milionë euro dhe klubi është i gatshëm të paguajë këtë shumë.
Në anën tjetër, klubi nga La Liga ka refuzuar kërkesën e Dembeles për një pagë rreth 700 mijë euro në javë dhe i ka hapur derën për largim. /Telegrafi/