LAJMI I FUNDIT:

Acer nxjerr në shitje laptopin AC700

Acer nxjerr në shitje laptopin AC700

Kompania Acer do të hedhë në një Korrik në tregun amerikan modelin e saj më të fundit të laptopëve, të ashtëquajturin AC700.

Ky laptop ka një sistem operimi Google Chrome, një ekran HD LCD 11.6-inch, një procesor Atom N570 dual-core me 2 GB DDR3 RAM dhe një memorje të integruar 16 GB. Chromebook-u i ri i Acer ka gjithashtu të integruar një kamer 1.3 megapiksel një portë USB-je, teknologjinë 3G dhe peshon gjithsej 2.95 paund.

Laptopi i Acer AC700 do të kushtojë 350 dollarë. /Telegrafi/