LAJMI I FUNDIT:

Abuzimet e klerit në Gjermani, qindra djem të dhunuar

Abuzimet e klerit në Gjermani, qindra djem të dhunuar

Të paktën 547 djem të korit Regensburger Domspatzen në Gjermani u abuzuan fizikisht ose seksualisht gjatë një periudhe prej 60 vitesh.

Sipas një raporti të pavarur, nga viti 1945 deri më 2015, mësuesit e shkollës së famshme të kishës katolike nuk kursenin dhunën në të gjitha format për të disiplinuar nxënësit.

Në raportin e hartuar nga avokati Ulrich Weber akuzohen 49 anëtarë të kishës katolike, por ekspertët thonë se ata zor se do të përballen me padi, për shkak të kohës që ka kaluar. Weber tha se shumica e viktimave kishin pësuar dhunë fizike të përsëritur, diçka që kryhej para gjithë shkollës, ndërsa 67 prej tyre ishin abuzuar seksualisht.


“Viktimat e shkollës ‘Harabelat e katedrales së Regensburgut’, në qytetet Etterzhausen dhe Pielenhofen e përshkruajnë këtë institucion si një ferr, burg dhe kamp përqendrimi. Jo të gjithë mësuesit ishin përfshirë në dhunimin e tyre, po nuk ka dyshim se çdo anëtarë i kolektivit e dinte se çfarë ndodhte”, tha Ulrich Weber, avokat, transmeton tch.

Weber tha se si drejtor i korit nga viti 1964 deri në 1994, Georg Ratzinger, vëllai i ish Papës Benedikti, është fajtor që mbylli sytë dhe nuk ndërhyri ndaj dhunës. 93-vjeçari Ratzinger, ka mohuar çdo dijeni për dhunën dhe thonë se nuk pati asnjë diskutim të tillë kur ai drejtonte korin.

Në trend Botë

Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Bosnja
Kush është shkarkuar nga qeveria amerikane deri më tani?

Kush është shkarkuar nga qeveria amerikane deri më tani?

Amerika
Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Botë
Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Botë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
Kalo në kategori